links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Femra shqiptare / Emancipimi

Kur do të emancipohet mashkulli shqiptar?

Prishtinë, 02 qershor 2004 (KeL/ Iliriana Shabani) - Femrat shqiptare, mbyllur mbrenda katër mureve, të dobëta e të pa zhvilluara, janë shtypur e mbytur nga zgjedhja e rëndë e një edukate që s’këshillon e s’porosit asgjë tjetër veçse ndalime: mos prek! mos dil! mos hy! mos fol! mos qesh! mos qaj! e plot “mosa” tjerë të një edukate, e cila mashkullin e ka normë, e femrën përjashtim, anomali, kërcënim që duhet kontrolluar.

Femra te ne është një qenje e shtypur nga mashkulli, e cila, në një akt final të poshtërimit të saj, shahet, përqeshet e fyhet - pse është e shtypur! Ajo ta djegë zemrën për padrejtësit që i bëhen. Kjo femër e gjorë, e pashkolluar dhe e robëruar përjetë, si mund të bëhet nanë e mirë, edukatore e denjë!? Çfarë aftësish mund të ketë një skllave e tillë për të rritur fëmijë, ata fëmijë që do të jenë shpresa e nesërme e vendit tonë, mburoja e atdheut dhe krenarija e kombit!?

Ai atdhe ideal që e ëndërruan dëshmorët tanë do të mbetët një dëshirë e varrosur nën dhe bashkë me kufomat e tyre, përderisa femra shqiptare të mos ketë p.sh. mundësi për shkollim të barabartë me meshkujt. Si është e mundur që ndër shqiptarët, ku gjysma e demografisë janë meshkujt e gjysma femra, meshkujt janë kaq të mbireprezentuar në arsim të lartë!?

Unë akuzoj të gjithë ata “patriotë”, “politikanë”, “udhëheqës”, “baballarë të kombit”, me mjekra, syze, shalle, kostume, e flamuj simpatikë kuq e zi nëpër tavolina, që heshtin si qyqe e s’e ngritin zërin të kërkojnë lirinë e femrës shqiptare, ta provojnë kapacitetin e saj, për t’i zhvilluar cilësitë e brendëshme të saj, për të fisnikruar shpirtin e saj të shtypur me shekuj; i akuzoj, pra, të gjithë që janë pjesëmarrës direktë në “krimin masiv” që kryhet përditë kundër gjysmës së kombit shqiptar, kundër fëmijëve të tij e ardhmërisë së tij.

Për të pasur gjenerata të reja e mendjendritura, shpresërisht ca më të mira se gjenerata jonë, duhet të kemi familje të lumtura ku dominon drejtësia e respekti në familje: si do të presim nga fëmijët tanë që të kenë respekt për jetën e pronët e tjetrit, kur qysh në familje i mësojmë sistematikisht, duke i shtypur gratë, që respekti për jetën është iluzion?

Ku qëndron problemi!?
Dihet thjeshtë se problemi është mu aty: në edukatën familjare. Ne jemi ata prindër që vendosim për fatin e fëmijëve tanë, pa marrë parasyshë a është vajza apo djali. Ne jemi ata prindër të cilit i ndalojmë vajzat tona nga shkolla, ne jemi ata që nuk duam ta pranojm se femra është thelbi i shoqërisë dhe i qenies njerëzore.
E kur femrën e lëmë mbas dore, atëhere vuan gjithë populli. Herët a vonë, prej kësaj do të vuajmë edhe ne. Por mjerisht, të shpeshtën jemi aq injorantë, sa s’e vërejmë shkakun e vuajtjeve tona. E s’e vëmë re që shkelja e femrës është primitivizëm, ngecie, papërsosmëri, katastrofë morale e etike, në aspektin demokratik të një populli.

E megjithatë: të gjithë flasin për lirinë. Liri majtas, djathtas, liri me grushta, liri gjithandej: liri prej komunizmit, prej pushtimit, prej regjimit, prej krimit, prej taksave.
Liri prej lirisë, po deshe: pazari ballkanik i ha të gjitha…

E ku mbeti liria e femrës!?
Pse vetëm kjo qenka e parakohëshme, e parealizueshme, e padëshirueshme, e nxituar, e qortuar, e vonuar?
Pse vetëm kjo - pse vetëm femra! - kaq e mohuar!?

Të gjithë flasin për vetvendosje. Vetvendosje për Kosovën, vetvendosje për shqiptarët në IRJM, vetvendosje për bashkim kombëtar.
Vetvendosje për shitësin analfabet të djathit në çarshinë kosovare, që vë ende gisht e nënshkruhet me çirilicë.
Por jo vetvendosje për Flora Brovinën, a jo! atje nuk është koha të shkohet ende.

Pse këtë problem e lëmë të zhvarritet ndër shekuj? A nuk është koha që t’i dhëmë fund kësaj shtypjeje të egër?

Ju ftoj: ju meshkujt jeni ata që duhet t’i jepni fund shkeljës së të drejtave të femrës. Ju porosis: ju, e jo femra, jeni ata që keni nevojë për emancipim.

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë