NËSE VETËM NJË LIBËR SHQIP
GJINDEJ NË FSHAT, ATËHERË DIGJEJ
I TËRË FSHATI (XXI)
Prishtinë,
01 maj 2004 (KeL / Qazim META) - Sipas
të dhënave që gjenden në
Arkivin e Jugosllavisë, (Fondi i Ministrisë
së Punëve të Brendshme (1918-1941),
në Kosovë do të fillojë
çvendosja e shqiptarëve në
kampet e përqëndrimit në Nish
dhe Leskovcë (1919-1921). Sipas këtyre
materialeve vetëm gjatë vitit 1919
në Kosovë janë likuiduar:
Në Prefekturën e Pejës janë
likuiduar 1563 shqiptarë, kryesisht gra,
pleq e fëmijë, ndërsa janë
djegur 714 shtëpi.
Në Prefekturën e Mitrovicës janë
likuiduar 1330 persona të moshës së
shtyrë, ndërsa janë djegur 42
shtëpi.
Në Prefekturën e Prizrenit janë
vrarë 4600 shqiptarë, ndërsa
janë djegur 2194 shtëpi.
Në Prefekturën e Vuçiternës
janë vrarë 2179 shqiptarë, ndërsa
janë rrënuar 1463 shtëpi.
Në Prefekturën e Preshevës janë
vrarë 267 veta, ndërsa janë djegur
182 shtëpi.
Ky dokument thekson se asokohe janë likuiduar
mbi 13 mijë shqiptarë të cilët
ishin qytetarë të qetë. Jo vetëm
gjatë vitit 1920 pushteti serboçetnik
filloi ndjekjen e shfarosjen në masë
të popullsisë shqiptare. Vetëm
në Kampin e përqëndrimit në
Nish Serbia dërgoi si peng anëtarët
e 640 familjeve, ndërsa në Leskovcë
u morrën peng anëtarët e familjeve
të 241 shqiptarëve të evidentuar
në listat e policisë si persona që
duhet të likuidohen. Në këto
kampe të përqëndrimit, sipas
dokumenteve serbe, shihet se ishin përcaktuar
për t’u eleminuar pjesëtarët
e familjeve të kaçakëve që
kishin dalë në male për shkak
të dhunës e terrorit shtetëror.
Atyre pushteti serb u kishet shpallur ultimatum
se duhej të dorëzohen deri më
10 mars të vitit 1921. Sipas këtyre
të dhënave del qartë se fashizmi
së pari në Evropë është
zbatuar në viset shqiptare nga ana e Serbisë.
Pushteti serb gati të GJITHA XHAMITË
në Kosovë gjatë vitit 1919 i
kishte kthyer në shtalla kuajsh në
mënyrë që të provokohen
shqiptarët dhe të shpërngulen
për Turqi. Në të shumtën
e rasteve varrezat shqiptare ishin rrënuar.
Të gjithë imamët e xhamijave
ishin “thirrur në bisedime”
dhe më nuk ishin kthyer të gjallë
në shtëpi. Nëse vetëm një
libër shqip gjindej në fshat, atëherë
digjej i tërë fshati. Sidomos gjatë
dimrit të vitit 1919-1920, xhandarmëria
serbe filloi një terror të organizuar
kundër familjes shqiptare. Sipas dokumentit
të Komitetit të Kosovës gjatë
kësaj kohe xhandarët serbë plaçkitën
e rrëmbyen stolitë e 23415 femrave
shqiptare. Shumicës së tyre ia shkyen
veshët duke bërë keqtrajtime
të tjera të pashembullt e të
paderguara më parë. Sipas dokumenteve
serbe të kësaj kohe, 23011 shqiptarë,
shumica e moshuar, gjindeshin në burgje,
ngaqë këta, për shkak të
moshës nuk kishin patur mundësi të
arratisen nëpër male. Shqiptari terrorizohej
në rrugë, në arë, në
çdo pore të jetës, ky terror
kishte qëllim që të detyronte
shqiptarët të shpërnguleshin
vetë për në Turqi dhe Kosova
të kolonizohej dhe serbizohej. Si rezultat
i kësaj politike në Turqi fillon shpërngulja
masive:esës
së KeL-it është i vjedhur e
vjedhur nga Ke
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht
nga: Qazim Meta Pjesa tjetër vijon...
Respekto
ndjersën tonë,
për tu respektuar edhe e jotja...