links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ SNXHAKUT TË NISHIT MË 1878-1912 (XIX)

Prishtinë, 01 tetor 2003 (KeL / Qazim META) - Shkrimtari i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Boegrad 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në Gusht” të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argument: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnhuli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit), ku kryesisht tani shihet se synimet ishn: që prej Serbisë të krijohet shtet i pastër nacional: që pas vendimeve të Kongresit e të Berlinit t’i kthehen të gjitha territoret në të cilat jetojnë shqiptarët; që aksioni i Serbisë të orientohet në të ardhmen kah Kosova dhe në përgjithësi atje të sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga autoritet serbe. Me atë rast, shpërngulja e shqiptarëve nga qarqet ushtarake pasi tashmë është sqauar se oficerët serb nuk dëshirojnë të kenë në Serbi Kaukazin e vet”. Në lidhje me këtë dukuri, duhet theksuar edhe: Me shpërnguljen e shqiptarëve disa vende në ato territore të Sanxhakut të Nishit kanë mbetur të shkreta, ashtu siç ka pasur fshatra ku edhe emrat nuk u njiheshin më, po edhe pushteti nuk mund t’i njinte emrat e atyre lokaliteteve, sepse nuk ka patur kush t’ua tregojë. Tani ka qenë e nevojshme që ato territore të shkretuara të kolonizohen dhe popullizohen. Në atë drejtim është bërë gabimdhe për çdo ditë po shihet faji i Serbisë. Në të njëjtën kohë, me urdhëresat për shpërguljen e shqiptarëve përtej kufirit, janë dërguar kërkesa që serbët nga ajo anë e kufirit të kthehen këndej në Serbi. Përpjekja që serbët nga ajo anë e kufirit, të transferohen në anën tonë dhe kush të vijë t’i jipet tokë, ka qenë orientim i përditshëm”. Me vonë pushteti serb do ta vërejë se nuk ka qenë e nevojshme për të ndjekë shqiptarët dhe kuptohet se do të bëjë përpjekje për t’i përfituar. Në një kontakt të tillë, më 4 Gusht 1879, në një bisedë në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serb, përfaqësuesi shqiptar tha: “Mirë është, zotni, por ajo nuk do të bëhet. Ju serbët nuk keni besë e fe. As mbreti juaj nuk ka besë e fe. Ai na e dërgoi Proklamatën në kohën e luftës që ta presim dhe ta pranojmë ushtrinë e tij dhe na premtoi se përderisa ne do të jemi qytetarë të qetë dhe të ndershëm, do të na lejohet të qëndrojme në vatrat tona. Ne e dëgjuam ushtrinë dhe pushtetit ju nënstruam. Por më pastaj pushtetmbajtësit e tij, në kohën më të vështirë, na shpërngulën me fëmijë për tri ditë sikur të ishim egërsira. Dhe tani t’ju besojmë Po të mos i besonim fjalës së tij, ai kurrë nuk do të hynte me ushtrinë e tij në Arnautllëkun tonë”. Këto argumente tregojnë se pas Kongresit të Berlinit 620 fshatra shqiptare kishin mbetur të shkreta. Në lidhje me këtë dëshmojnë dokumentet angleze të botuara në librin e BILALL SHIMSHIRIT; Rumeliden Geqlrei I. II Istambull 1979. Në ato materiale dëshmohet se asokohe në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit prej Sanxhakut të Nishit, prej Plavës dhe Gucisë, prej territorit të Junipazarit, janë shpërngulur 350 mijë banorë, prej të cilëve shumica absolute të Kosovës në Sanxhakun e Nishit, deri në vitin 1892 janë shpërngulur 5600 serb. Të dhëna të ngjashme japin edhe statistikat turke. Në realitet, statistika turke shënon shifrën për 450 serb më pas se sa shifrat serbe. Sipas dokumenteve serbe dhe turke, të gjithë shqiptarët prej Sanxhakut të Nishit do të vendosen në territorin e Kosovës. Në atë kohë (1868-1878) Sanxhaku i Nishit ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri. Në pyetjet që u bëheshin të shpërgulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërgulur prej Shqipërie, Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë. Më vonë pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi dhe i propagandoi nëpër Evropë kinse atëbotë (1878) shqiptarët e Kosovës kishin bërë shpërgulje prej Shqipërisë, gjë nuk i përgjigjet aspak së vërtetës. Në realitet, askund në botë, në asnjë arkivë apo bibliotekë, nuk gjindet ndonjë dokument apo e dhënë se gjatë shekullit, 19-të, prej asaj pjese të Shqipërisë që u formua më 1913, do të këtë qenë i shpërngulur në Kosovë qoftë edhe një familje. Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë