links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


ADMINISTRIMI USHTARAK E PEZULLOI VETVENDOSJEN E SHQIPTARËVE DHE LIKUIDOI deri në fund të Marsit të vitit 1945 47 mijë shqiptarë

Prishtinë, 20 shtator 2003 (KeL - Qazim META) - Në mbledhjen e parë të Parlamentit kosovar në Bujan ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi anglez në kuadër të Shtabit Kryesor të ushtrisë nacionalçlirimtare i radhëve partizane në Kosovë e Dukagjin. Kjo do të thotë se Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovës ka edhe rëndësi e njohje ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Kosova s’ka kurrfarë lidhjesh me Serbinë, të cilën gjë e vërtoton fakti se në VASNOS (9.2.1944), as që bëhej fjalë për Kosovën. Po që se të gjitha njësitë e ardhshme federale jugosllave dolën nga lufta, si pjesë përbërëse e Federatës hynë me vetvendosje, në mbledhjet e veta të para të të ashtuquajturave këshilla popullore, të quajtura në mënyra të ndryshme (Zavnoh, Zavno, BH, ASNOM; VASNOS) atëherë Kosova ka Këshillin Nacionalçlirimtar të Kosovës. Dhe në vend që Kosova të jetë republikë e pavarur në kuadër të Jugosllavisë se KAÇKJ-së forcat e vjetra në fillim të Shkurtit të vitit 1945 aplikuan diktaturën ushtarake në Kosovë, vetëm për të shuar pozitën e barabartë dhe trajtimin e njëjtë të popullit shqiptar me popujt e tjerë. Me aplikimin e administratës ushtarake më 8.02.1945, kosovarëve u pezulluan mundësinë e shprehjes së lirisë e të vetë përcaktimit demokratik.

Siç dihet, Kosova u çlirua gjatë Nëntorit, 1944. Por, lidhur me stabilizimin e gjendjes, në vend që të gjithë popujt e Kosovës të mobilizohen për ndërtimin e vendit të shkatërruar prej fashizmit autoritetet jugosllave organizuan moblilzimin e detyrueshëm që e zbatuan çetnikët dhe kasapët e deridjeshëm: deri në fund të Marsit të vitit 1945 u likuiduan prej tyre 47 mijë shqiptarë. Titoja personalisht ka qënë në dijeni të kësaj masakre antishqiptare, por, për shkak të interesave me të larta ka lejuar eksodin dhe shfarosjen e shqiptarëve. Edhe atëherë Titoja e dinte se kuadrot serbe dëshironin që atë që nuk e bëri dot Jugosllavia mbretërore e viteve 1918-1941, ta bëjë Jugosllavia e KAÇKJ-së. Vazhdonin opinionet e luftës për shfarosjen e shqiptarëve. Më 3.11.1944, u vu në përdorim Programi i veçantë për asgjësimin e të gjitha pakicave nacionale. Për atë dokument Tito dhe të tjerët dinin para 3 Nëntorit. Për këtë dëshmon pozita e gjermanëve në Vojvodinë e më gjerë gjatë vitit 1945 dhe jo vetëm e tyre. Me fjalë të tjera, atëherë nevojitej vetëm të thuhej se dikush është bashkëpunëtor i okupatorit dhe pas kësaj akuze nuk kishte asnjë shpëtim. Në bazë të kësaj akuze nuk kishte asnjë shpëtim. Në bazë të kësaj shihet qartazi se Jugosllavia e KAÇKJ-së u bë shumë më e rrezikshme dhe më unitare për popujt “joshtetformues”, se edhe mbretëria e Karagjorgjeviqeve.

Ndaj nuk është e rastit që dokumentin për shjarosjen e shqiptarëve e shkroi përsëri më 3.11.1944 Vasa Çubriloviq, ndërsa u përdor për t’i mbuluar e justifkuar të gjitha krimet mbishqiptarët. Me fjalë të tjera, Rankoviqi ia doli që prej 4-6 prill të vitit 1945 të sjellë në Beograd një delgacion shqiptar. Ky delegacion, përkundër të gjitha rreziqeve, ia bëri të ditur Titos se Kosova duhej të trjtohej njëlloj sikur republikat e tjera. Në të kundërtën, iu trajtohej vërejtja Titos, shqiptarët do të oranizojnë e mbajnë plebishitin për t’u bashkuar me Shqipërinë, përkatësisht për të realizuar vendimin legjitim të Bujanit të 2 Janarit të vitit 1944. Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë