links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


SHQIPTARET NUK PRANUAN OKUPIMIN-KOSOVARËT ETNIKË ISHIN KOMB – PJESË E TËRËSISË (XIV)

Prishtinë, 09 shtator 2003 (KeL - Qazim META) - Në të gjitha dokumentet që janë ruajtur, komunikimi ndërmjet organizatave partiake, shtabeve dhe këshillave nacionalçlirimtare (1941-1945) shqiptarët trajtoheshin si komb. Këto terma i kanë përdorur edhe forumet përkatëse në korrespondencat me shkrim ndërmjet LNÇ të Jugosllavisë dhe LNÇ të Shqipërisë. Madje ka pasur edhe mendime të komunistëve jugosllave se Kosoava duhej për ta udhëhequr nga udhëheqja e LNÇ të Shqipërisë. Nga ana tjetër, ndonëse në periudhën 1941-1944, Kosova ishte e copëtuar nga tre okupatorë, shqiptarët (si popull me 94 përqind në tërë territorin e Kosovës) me kurrfarë akti nuk e patën pranuar okupimin. Lidhur me këtë në çdo forum të lëvizjes së rezistencës merrnin pjesë edhe serbët.

Udhëheqësit shqiptarë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës për çlirim dhe kundër fashizmit, nga Letra e forumit më të lartë partiak jugosllav mëson edhe këtë: “Nga letra e Titos shihni se çfarë është qëndrimi i tij rreth çështjes së KËSAJ PJESE TË SHQIPËRISË, që i TAKOI JUGOSLLAVISË dhe çfarë qëndrimi duhet të keni ndaj pjeseve të shqiptarëve”. (Shih: Arkivi i KQ të PKJ, 1943:329).
Këtu shihet qartë se fjala është për ato vise ku prej kohës antike jetojnë shqiptarët dhe se Serbia e ka okupuar Kosovën më 1912. Pastaj fjala është për Kosovën si për pjesë të Shqipërisë dhe territor të shqiptarëve që do të thotë se shqiptarët janë konsideruar komb. Përcaktimi i Kosovës si pjesë e Shqipërisë u artikulua nga vetë serbët, gjë që flet qartë për përcaktimet e LNÇ. Duke pasur parasysh këto fakte, udhëheqja e Lëvizjes Nacionalçlirimtare e Kosovës në Sharr (më 6.11.1943) ka marrë vendimin që të mbahej Konferenca e Parë e Këshillit Popullor Çlirimtar të Kosovës dhe Dukagjinit. Mbledhja e parë e Parlamentit kosovar ishte e organizuar asisoj, që delegatët u zgjodhën anekënd Kosovës nga radhët e të gjtihë popujve. Në punën organizative që zgjati rreth dy muaj, morën pjesë bashkarisht: shqiptarët, serbo-malazeztë e myslimanët. Në mbledhjen e parë të Parlamentit kosovar që quhej Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovës, u zgjodhën njerëzit më të ndershëm. Nga secila komunë e Kosovës pati përfaqësues.

Përfaqësues ishin shqiptarët e serbët që, për nga bindja politike e përcaktimi ishin kundër fashizmit. Mbledhja e parë e Këshillit Nacionalçlirimtar u mbajt më 31.12.1943 e 1-2-1944 në Bujan. Në mbledhjen ishte paraparë të merrnin pjesë 61 delegatë. Por, për shkaqe të rrethanave të luftës morën pjesë 49 delegatë.
Pas tri ditësh të mbledhjes në fund njëzëri u miratua rezoluta ku shqiptarët u verifikuan si popull. Dhe, si rezultat i të gjitha përcaktimeve: Shtabit Kryesor të Kosovës, qëndrimet e PKJ-së për çështje nacionale, në Bujan u mor ky qëndrim: “Kosova dhe Dukagjini janë vise të populluara kryesisht me popullin shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshironin të bashkohet me Shqipërinë... Andaj e ndjej për obligim të ve në pah rrugën e vërtetë që duhet të ndjekë populli shqiptar për të realizuar aspiratat e veta. Rrugë e vetme që shqiptarët e Kosovës dhe të Dukagjinit të bashkohen me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit e shërbëtorëve të tij, sepse kjo rrugë e vetme determinon për fatin e vet e me të drejtë për vetvendosje deri në shkëputje. Garanci për këtë është UNÇJ si dhe UNÇ e Shqipërisë me të cilën është e lidhur ngushtë. Veç kësaj, për këtë garanci janë aleatët tanë të mëdhjenj Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe, Amerika (Karta e Atlantikut 1941, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit) (Shiko: Arkivin e KQ të PKJ 1944/22, Rezolutën e Bujanit, nënshkuar nga të gjithë pjesëmarrësit). Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë