links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


Me Marrëveshjen e Paqes që u arrit në Stamboll më 14 (1) Mars 1914 ndërmjet Turqisë e Serbisë, në nenin 4 theksohet se “personat që banojnë në viset që iu lanë Serbisë bëhen shtetas serb. Opinioni do të jetë individual” (X)

Prishtinë, 31 gusht 2003 (KeL- Qazim META) - Por, përdorimi i ligjeve të veçanta në Kosovë dhe fakti se 93 për qind e popullatës së Vilajetit të Kosovës nuk e njohin pushtetin okupues, bisedimet serbo-turke i bën pavlerë vetë përdorimi i termit “që i lihen Serbisë” e jo të termi të çliruara. Marrëveshja e lartpërmendur tregon qartë se kemi të bëjmë me një problem të diskutueshëm. Diplomacia evropiane askund tjetër nuk ka vepruar ashtu siç veproi me shqiptarët duke lejuar që për fatin e shqiptarëve të bisedojnë e të merren vesh pushtuesit, domethënë Turqia e Serbia. Shteti i Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës jo me vullnetin e popullit, por me ndihmën e arsenalit ushtarak rus, me ndihmën e thundrës ushtarake pikërisht në kohën kur mbarë Vilajetin e Kosovës e çliruan vetë shqiptarët dhe kur organet e pushtetit të Turqisë njohën pavarësinë e Vilajetit të Kosovës në Gusht të vitit 1912. Siç dihet, në bisedimet shqiptaro-turke në Prishtinë dhe në Shkup mori pjesë i dërguari i Sulltanit Ibrahim Pasha. Që Serbia hyri në Kosovë si pushtues e jo me vulnetin e popullit flasin bindshëm edhe të dhënat statistikore.

Me qëllim që shqiptarët të izoloheshin nga opinioni ndërkombëtar, pushteti serb pa kurrfarë arguementesh, në vitin 1913-1914 përdori modelet ruse për izolimin e prjësave të popullit në Kalanë e Beogradit. Zaten prijësit shqiptarë u izoluan pa kurrfarë vendimi gjyqësor. Në izolim u gjendën: N. Draga, Hasan Prishtina, Hoxha Seid, Idriz Shabanbegu, Xhemajl Beu, Rushid bej Gazi, Qemal bej Kamberi, Jashar Beu, Mensin Beu, Muharrem Efendia, Hurshid Beu, Idriz Seferi, Kasem Seferi (Shih: AV. II. Beograd P. 2, K. 13-1/2 ov 1141/13). Që ky fakt të mbahej i izoluar edhe pas lirimit të zotërinjve të lartpërmendur dhe deputetëve popullorë (1908-1912), ata u mbajtën pas kësaj në burg shtëpiak. Këto hapa u ndërmoren me qëllim që ata të mos mund reagojnë para opinionit ndërkombëtar i cili u kishte lënë dorë të lirë për t’u sjellë në mënyrë koloniale ndaj gjithë shqiptarëve e jo vetëm në Vilajetin e Kosovës.

Gjatë pushtimit të viteve 1914-1918 shqiptarët duke mbetur neutrale, nuk i sulmuan serbët për krimet e kryera dhe për fshatrat shqiptare të djegura më 1913-1914, por, as i ndihmuan pushtuesit të rinj. Opinioni ndërkombëtar nuk e përkrahu neutralitetin shqiptar jo vetëm atëherë, por as në rastet e tjera. Shqiptarët e zgodhën neutralitetin në vitit 1914-1918 sepse nuk dëshironin të luftonin për interesat e sllaveve e as të turqve, madje as të Evropës koloniale. Dho pikërisht për këtë arsye territoret e tyre u jepeshin gjatë 100 vjetëve të fundit sllavëve, kuptohet me propozim të Rusisë cariste, për të dalë edhe ajo në Adriatik nëpërmjet aleatëve serbë. Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke
Edhe pushtimi austro-hungarez i viteve 1914-1918, territorin kosovar e ndau në distrikte të veçanta. Në ato distrikte, duke pasur parasysh shtrukturën e popullsisë, ishin lejuar gjuha, shkolla dhe flamuri shqiptar. Këto fakte i mohonin vazhdimisht serbët duke menduar se me anë të troturave do t’i detyronin shqiptarët për një eksod në Anadoll. Pas formimit të Mbretërisë së SKS, më 31.12.1919 pushteti i ri në Kosovë filoi të sundonte përsëri sipas ligjeve të veçanta dhe si një komisari të posaçëm për Kosovën, me seli në Mitrovicë. Ai e udhëhoqi territorin e gjithmbardhëm shtetëror mbi shqiptarët, deri në fund të vitit 1922. Kështu, prej vitit 1918 e deri më 1941 u zhdukën në Kosovë 182 fshatra. Mirëpo, pas formimit të Komitetit shqiptar të Kosovës në shkodër, më 7 Nëntor 1918, të gjithë shiqptarëve që ishin nën robërinë e mbretërisë SKS-së iu bë e ditur se asesi nuk do të pranonin që rinia shqiptare të rekrutohej në ushtëri, sepse shqiptarët, si një popull i robëruar nuk e kanë për detyrë të ruajnë dhe të mbrojnë një shtet robërues. Por, jo vetëm kaq. Më 1919 u dërgua në Paris një delegacionin zyrtar shtetëror të Shqipërisë. (Shih: Procesverbalet e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, I dhe II, lënda e publikuar në Romë dhe në Shkodër në vitin 1921). Kjo është një provë që pozita juridiko-shtetërore e Kosovës u prezantua edhe në Konferencën e Paqes të Versajës. Domethënë orientimi i shqiptarëve të Kosovës për një shtet te vetin e ka edhe krebilitetin e vet ndërkombëtar. Duke pasur parasysh të gjitha faktet e sipërpërmundura, Vlada Gjorgjeviq, armiku më i madh shqiptar dhe një racist i përmendur nga shkrimet e veta të publikuara në librin e vet propagandisik “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha”, Beograd, 1913, s’kishte të mos e thoshte edhe këtë: “Sipas parimit “Ballkani popujve ballkanikë”, nuk mund të lejohet absolutisht që cilado fuqi e madhe të bëhet mësuese dhe prijëse e shqiptarëve, sepse në një rast të tillë shqiptarët do të gjykoheshin për armiq dhe kundërshtar të Lidhjes Ballkanike. Vetëm Lidhja Ballkanike ose ndonjë shteti të saj, të cilit i bie kjo gjë më së shumti gjeografikisht dhe historikisht, mund t’i shtjerë shqiptarët në pjekurinë politike dhe në mëvetësinë eventuale” (faqe 143). Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke
Pra, edhe atëherë ishte pranuar se shqiptarët ishin copëtuar dhe se atyre nuk u ishte dhënë hapsire politike. Territoret e tyre ishin coptuar dhe u jepeshin shteteve të ndryshme me qëllim që ky popull të shfarosej deri në njeriun e fundit. (Shih: Tucoviq, “Arbanasima”, 1913). Nga ana tjetër, idetë sllavomëdha politika evropiane nuk i ka parë kurrë politikisht. Zakonisht bëhej tregti me territoret e huaja. Edhe shqiptarët, kur i erdhi fundi robërisë 500-vjeçare, si një popull që është 80 për qind i besimit mysliman, askush fare nuk mori guximin që të theksonte se ata janë një popull i Evropës. Qëllimi i diplomacisë evropiane ishte për t’i ndëshkuar myslimanët; dihet se ata ishin të parët që u ndanë, që u keqtrajtuan dhe u përçmuan. Në këtë mënyrë, më se gjysma e popullit shqiptar mbeti jashtë shtetit të vet.

Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë