SI
IU LANË TROJET SHQIPTARE SERBISË,
GREQISË DHE MALIT TË ZI? (IX)
Prishtinë,
25 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Negociatat
ndërmjet Turqisë, nga njëra
anë dhe Serbisë e Malit të Ti
nga ana tjetër, ishin negociata ndërmejet
dy pushtuesve. (Nga aspekti “Fiat istita – persat
mundus”) – Ky është skandal
i mirëfilltë ndërkombëtar.
Sa i përket pozitës ndërkombëtare
të territorit, shqiptarët jetonin që nga
antikiteti. Në nenin 2 të marrëveshjes
për paqe që u përgatit ndërmjet
Turqisë dhe vendeve ballkanike (Serbisë,
Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë)
në Londër më 17 (30). 1913 shprehimisht
thuhet: “Lartmadhëria e tij e mbretit
osman ua jep lartmadhërive të aleatëve
sovranë të gjitha viset e Perandorisë së vet
në kontinentin e Evropës, duke filluar
në perëndim të Enesit në detin
Egje e deri te Midije në Detin e Zi ME PËRJASHTIM
TË SHQIPËRISË”. Pra, në këtë marrëveshje
theksohet se cilat janë territoret që i
përfshin Shqipëria. Nga ana tjetër,
Shqipëria kurrë nuk i ka njohur kufijtë që u
caktuan me forcën ushtarake të aleancës
ortodokse në vitin 1912. Në nenin 3
të Marrëveshjes së lartpërmendur
theksohet se duhet të përcaktohen kufijtë e
Shqipërisë dhe të rregullohen
të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me
Shqipërinë. Siç dihet, kufijtë nuk
u caktuan para vitit 1926 dhe ata kufij i garantuan:
Gjermania, Austria, Franca, Anglia, Italia.
Megjithatë,
pasi Jugosllavia u shpërbë, këta
kufij u bënë të pavlefshëm.
Në këtë mënyrë popullatën
shqiptare që qe robëruar në vitin
1913 Bashkësia Evropiane duhet ta marrë në mbrojtje
ndërkombëtare, fjala është për
viset e shiqiptarëve në Kosovë,
në viset shqiptare në Maqedoni, në Serbi
e në Mal të Zi, ku duhet të organizohet
plebishit dhe këtij akti t’i japë karakter
ndërkombëtar. Në këtë mënyrë forcat
e lartpërmendura duhet ta njohin gjendjen
faktike në Kosovë. T’ia pranojnë pozitën
shtetërore-juridike shqiptarëve në Maqedoni,
ta pranojë statusin e popullit shtetformues,
duke marrë parasysh rezultatet e referendumeve
të mbajtura më 1991 e 1992. Në të mirë të kësaj
flet edhe mashtrimi ndërkombëtar që bëri
Serbia, e cila në vitin 1919 në Versajë kërkoi
që nga e drejta për vetëvendosje,
pra nga të drejtat elementare të njeriut
të përjashtohen ata popuj dhe ata njerëz
që u okupuan para 1 Janarit të vitit
1913. E me që, sipas pikpamjes serbomadhe,
armëpushimi u arrit pas janarit të vitit
1913, edhe vetë okupimi mbi shqiptarët
merr kuptim klasik; por ky është okupimi
i territorit dhe i një populli për
të cilin nuk është nënshkruar
kurrëfarë konvente ndërkombëtare,
apo i ndonjë marrëveshje. Pra sovranitetit
i Vilajetit të Kosovës nuk është anuluar
de fakto e de jure. Përkundrazi, ai sovranitet
tani mund të bartet jo vetëm nga aspekti
teorik. Ky
artikull që je duke e lexuar jashtë adresës
së KeL-it është i vjedhur e
vjedhur nga Ke
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht
nga: Qazim Meta Pjesa tjetër vijon...
Respekto
ndjersën tonë,
për tu respektuar edhe e jotja...