links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime


Për këtë mashtrim diplomatiko-politik ndaj shqiptarëve në Luftën e Parë Ballkanike, serbët duhet t’ia dinë për nder diplomatit austriak Brethold (VII)

Prishtinë, 21 gusht 2003 (KeL - Qazim META) - Nga fundi i Tetorit dhe fillimi i Nëntorit të vitit 1912, përfundoi Lufta Ballkanike. Përkitazi me këtë ngjarje me rëndësi të madhe në Ballkan, duke parë synimet e kryengritësve shqiptarë, forcat evropiane (Austrohungaria, Rusia, Anglia, Franca, Gjermania dhe Italia) morën qëndrim të fortë (për të mos lejuar kurrfarë ndyshimi në territorin evropian të mbretërisë së Turqisë), pa marrë parasysh rrjedhojat e luftës. Pra, morën vendim se nuk do të përfillej kurrfarë ndryshimi me të cilin do të ndyshojë sadopak gjendja e atëhershme e “status kuosë” (Shih: K. D. Jazdiç, “Populli dhe burrështetasit e Serbisë më 1913”, Beograd, 1913, faqe 6).
Përcaktimi i forcave evropiane për të njohur gjendjen e “status kuosë” i shtyri shqiptarët të mbajnë qëndrim neutral gjatë luftës Ballkanike sepse, në të kundërtën, kurrfarë ushtrie serbe nuk do të mund të hynte në territorin e Kosovës dhe as në vilajetet e tjera. Për këtë mashtrim diplomatiko-politik ndaj shqiptarëve në Luftën e Parë Ballkanike, serbët duhet t’ia dinë për nder diplomatit austriak Brethold, i cili, si mason mbante lidhje me qendrën e kishës ortodokse në Vjenë, ndërsa nga ana tjetër, shqiptarët i bindte për të mbajtur qëndrim neutral. Ky ishte akti i parë i skenarit austriak, ndërsa akti i dytë ishte nxitja e përleshjeve shqiptaro-serbe me qëllim që Austria paskësaj të depërtonte në territoret e tyre. Kjo ndodhi në vitin 1914-1918.

Nga ana tjetjër, Aleanca ballkanike nuk njihte neutralitetin e shqiptarëve, kështu që menjëherë pas përfundimit të operacioneve luftarake në Kumanovë, sidomos soldatske serbe, nga njëra anë, dho ajo malazeze, nga ana tjetër, filluan të sillen si pushtues të këqij, duke ushtruar terror të paparë mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Për t’i çuar deri në fund të gjitha llogaritë e paramenduara, me ndihmën e diplomacisë ruse në Bukuresht menjëherë u organizua Konferenca e Paqes. Diplomatët serbë brohoritnin e mburreshin hapur se së shpejti në tërë Ballkanin “nuk do të shihej as edhe një plis i bardhë”. Nëse Serbia zyrtare dhe Mali i Zi de fakto silleshin si pushtues të Kosovës, de jure dokumentacioni flet për një situatë krejtësisht tjetër. Me fjalë të tjera, nëpërmjet shtypit të vet, qeveria serbe, për qëllime politike, theksonte se Ksovoa e ka ende “pozitën shtetërore-juridike”, (Shih: “Samouprava” e datës 1.11.1913, numër 252). Pozitën shtetërore-juridike të Kosovës në situatën e re që u krijua e vë në pah edhe K. D, Jezdiç në studimin e vet: “Populli dhe burrështetasit e Serbisë më 1912 dhe 1913”. Duke polemizuar në organin e qeverisë “Samouprava”, Jezdiç thekson se atëbotë qe bërë ratifikimi i Marrëveshjes së Bukureshtit, në të cilën përfundimisht konstatohej se “viset që i pushtoi ushtria jonë janë bërë pjesa përbërëse e territorit të mbretërisë Serbe”. A kishte nevojë pas kësaj të flitej për “pozitën shtetërore-juridike të njëfarë Serbie të vjetër”? pyet ai.Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke
Që Kosova nuk u bë pjesë përbërëse e Serbisë dhe se kurrë nuk konsiderohej pjesë përbërëse e saj, dëshmon edhe ky fakt kundër të cilit ishte e disponuar propaganda zyrtare informative shtetërore ndërkombëtare i plotfuqishëm nuk ekzistojnë më as Maqedonia e as Serbia e vjetër si zona të veçanta në të cilat mund të aplikohen dofar institucionesh dhe rregullimesh të veçanta SHTETËRORE JURIDIKE”. Zaten, ky konstatim i K. D. Jezdiqit dëshmi se vilajetet në Perandorinë Osmane në të vërtetë ishin “njësi konfederale shtetërore” dhe se me pushtimin nga aleanca ballkanike vështirë se ato mund të humbisnin vlerën e tyre juridike. Megjithatë, pushteti okupues serb e malazez duket sikur dëshironin ta demantonin në praktikë veten dhe aparatin e vet shtetëror, duke e njohur pozitën shetërore-juridike të Kosovës nëpërmjet aplikimit të ligjeve të veçanta në Kosovë.

Ky artikull që je duke e lexuar jashtë adresës së KeL-it është i vjedhur e vjedhur nga Ke

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë