links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


EKSKLUZIVE-Çështja Kombëtare: Fakte, Argumente, Shifra, shënime (II)


Kush ishte Vaso Çubrilloviqi, planifikuesi i shpërnguljes dhe shporrjes së Arnautëve (shqiptarëve)?!
PLANI I ÇUBRILLOVIQIT RUHET NË "INSTITUTIN USHTARAKO-HISTORIK XI, ARKIVI I USHTRISË JUGOSLLAVE NR.2F.L.kutia 69"

Prishtinë, 9 gusht 2003 (KeL/Qazim MEZA) - Dr. Vaso Çubrilloviqi ka lindur më 1897. Qysh në rininë e tij të hershme, u dallua për ndjenja shoviniste, u aktivizue ne disa organizata nacionaliste siq ishin “Bosna e re.” Ë shtë dipllomuar në Universitetin e Beogradit dhe që nga viti 1930 në Beograd i paraqet klubit të kulturës sërbe një studim (plan) në formë referati mbi “shpërnguljen e Arnautëve* (shqiptarëve), i cili u miratue nga ky institucion dhe u konsiderua si programi me i përparuar i borgjezisë sërbomadhe për skombëtarizimin, kolonizimin e sërbizimin e Kosovës e viseve tjera shqiptare në Jugosllavi.   e vjedhur nga KeL    

Pas luftës Çubrilloviqi ka qenë minister i ekonomisë pyjore dhe ka punuar në dikastere tjera të rëndësishme, në qeverinë Federative të Jugosllavisë Titiste. Është anëtar i LKJ dhe ka qenë anëtar i akademisë sërbe dhe sekretar i degës së shkencave në këtë akademi. Në vitin 1970 mbante funksionin e drejtorit të institutit Ballkanlolgjik të Beogradit. Si shovinist e sërb i mirë që është ai prej disa vitesh, është pranuar edhe antar i Akademisë se shkencave të Bashkimit Sovjetik, në vitin 1976 është dekorua. Referati i tij mbi shpërnguljen e shqiptarëve si parashtruar edhe pas luftës, është konsiderua si nji dokument sekret dhe tani ruhet në “Institutin Ushtarako-Historik XI, Arkivi ushtris Jugosllave Nr. 2 F. L. kutia 69”. Për vet përmbajtjen e karakterin që ka ky dokument, është e kuptushme që atë nuk e gjejmë të publikuar në botimet e ndyshme, por në arkiva.
V. Çubrilloviqi në referatin e tij thekson se qështja e kolonizimit të Kosovës, i takon në radhë të par shtatmadhoris. Duke lexuar këtë dokument, është e pamundur, të mos e përshkoj njeriun një valë e fuqishme pezmi e zëmrimi, ndaj armiqve të urryer shovinistë që nuk kanë lënë gur pa lëvizur, për ta zhdukur e asimilue popullin tonë martir. Por në anën tjetër nuk mund të mos ndihet njeriu krenar për atë vitalitet e qëndresë heroike me të cilën e përballoi fortunat shoviniste, populli trim i Kosovës.   e vjedhur nga KeL    

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Për Kosovën e lirë, ekskluzivisht nga: Qazim Meta
Pjesa tjetër vijon...

Respekto ndjersën tonë, për tu respektuar edhe e jotja...

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë