NË XHEPIN E MAJTË TË UNIFORMËS
SË TIJ TË ZEZË QË ISHTE NGJYROSUR
ME GJAKUN E TIJ TË KUQ, MBANTE FOTOGRAFITË E
GOCAVE TË TIJ TË DASHURA
Prishtinë,
28 maj 1999 (KeL) - Nata mbuloi
horizontin dhe shënoi fundin edhe të një dite
të gjatë të kësaj pranvere
të përgjakshme. Terrin e zi të kësaj
nate të zezë qante zëri i ëmbël
i luftëtarëve të lirisë,
tek qendronin të shtrirë në dhomën
e një shtëpie gjysëm të djegur
diku në Lugun e Baranit. Zjarri ngrohu dhomën,
bashk me të edhe trupat tonë të lagur,
qetësinë e kësaj nate e prishte
zëri i ëmbël i bilbilave dhe pishtarëve
të lirisë me këngën: "Djell
e hënë shnderite Atdheun". Dhoma
mori dritë dhe shëndriste fytyrat e
lodhura por krenare e të pathyera të luftëtarëve
të lirisë, me ëmblemën e
UÇK-së në ballë "Djell
e hënë shndrit Atdheun/Nënë Kosovën
ku kam lënë," ishte kjo kënga
më e dashur i zonës së Dugagjinit,
Shkelzen Haradinaj, dhe e shoqëronin eprorët
Fatmir e Luan Nimani. Zëri i kristalit i
këtyre pishtarëve dhe trimave të paepur
të krijonte përshtypjen sikur ndodhesh
para legjendave të gjalla që vetëm
mund t'i shohesh e s'mund t'i prekësh. Në agun
e parë të mëngjesit duhet të ishim
në vijat e luftës. Tanimë të mësuar
që lindjen e diellit ta presin të zgjuar
tërë ushtarët e UÇK-së edhe
pse të lodhur nga marshimi i gjatë një javor
i prillit dhe rrethimi i hekurt nga të katër
anët. Zëri i fort i njeriut më të dashur,
me luftëtarët, dhe me të zellshmit
në mesin e ushtarëve të UCÇK-së,
Shkelzenit, sikur qante retë dhe thirrte
diellin të shndëritë tokën
e Kosovës, atë mëngjes komandanti
i dhuruar ndante detyrat që duhej zbatuar
me përpikmeri. Për vezhgim të terrenit
mbi kodrat e Zhabelit ngarkohet Policia Ushtarake.
Në një moment ata bien në priten
e forcave serbe dhe pas një qendrese heroike
një plumb goditi për vdekje tani heroin
Hasim Halilaj nga fshati Gllogjan. Më të marrur
vesh për ngjarjen pothuaj se e gjithë Brigada
131 "Jusuf Gervalla" e dëshmuar
shumë herë për qendresë dhe
heroizem, (Brigade që shumë herë me
pushkën e saj bëri toka të skuqej
me gjakun e kriminelëve të Serbisë,
duke djegur e shkatërruar shumë mjete
dhe teknikë luftarake në vijat e frontit
në Dukagjin). Në gjendje të gatishmërisë tek
vendi i ngjarjes, si rrufeja kokëlartë e
vigan ecte Zeni, dhe kohë pas kohe grupe
grupe i poziciononte në vendet e duhura
ushtarët. Pas tij ecte si gjithmonë djaloshi
shtathedhur, veshur me uniformë të zezë gjithherë ne
gjendje për të shtënë dhe
dal zot vendit të vet, Fatmir Nimanaj. Bukurinë ja
shtonte shqiponja në ballë dhe pajisjet
e tjera që më shije i rëndiste
ne shtatin e tij si Flamur. Si çdo herë edhe
këtë ditë i përcillte Luani
me flokët kaçurrela dhe sy të kaltër.
I hareshëm dhe i gatshëm për veprim
në çdo kohë. Nuk e pengonte
asnjë kohë plagët që i kishte
në trup nga betejat e njëpasnjëshme.
Pasion e kishte këngën dhe ajo e shoqëronte
kudo. Hap pas hapi në pyllin ku mendonin
se ishte trupi i Hasimit. Disa u ndamë në të djathtë e
disa në të majtë. Shkëlzeni
me shokë ecte drejt rrugës. Pas një kohe
dëgjova zërin e Fatmirit tek thërriste. "O
prite prite. O Qitjau rrethin". Ndërsa
pas pak kohë ndëgjohen breshëri
armësh automatike të pandërprera
nga shumë tyta të armëve. Ne për
një kohë luftuam ne krahun e djathtë të shokëve.
Por pushkët e tyre u rralluan. U kthyem
te shohim se ku janë. Forcat serbe thirren
përforcim. Ishim në një afërsi
të madhe me ta. Pas pak takohemi me shokë.
Në fytyrat e tyre shohim një dhembje
të madhe, sytë i kishin të renduar
dhe kokat e ulura. Njëri nga ta mori guxim
dhe njoftoi për ngjarjen më të rëndë deri
tash që përjetova. Më thanë se
Shkelzeni dhe Fatmiri janë vrarë ndërsa
Luani është rëndë i plagosur.
Për një çast m'u duk sikur e
gjithë Dushkaja u përmbys dhe tërë pesha
e saj më zuri. Hoqa kapelen e lagur nga
djersët dhe mora fuqinë t'i ngushllojë shokët
duke ju dhënë kurajo e forca se lufta
duhet vazhduar. Ecëm drejt rrugës dhe
u takuam me luftëtarët që vazhdonin
betejën. Mali digjej nga predhat e minahedhësve
dhe topave 40 milimetra të dorës që përdor
këmbësoria jonë. Me qendresën
më të fortë vëllau i Shkelzenit
i cili me heroizem të pashoq na bëri
të fortë e të pathyeshëm.
Ecja e tij e patrembur në përcjellje
të shokëve, krismat dhe jehona e pushkëve
të Shkelzenit dhe të Fatmirit të rënë kokë me
kokë me të cilët para kriminel
gjakatar gjë që dëshmorin edhe
gjurmët, (gjaku dhe gjësendet e plitëve
që kishin lënë). Në çdo
skute shihej gjaku, vijat e tërheqjes së të vrarëve
uniformat dhe kapelave të gjakatarëve,
fashot e mbushura me gjak dhe gjëra tjera
dëshmuese. Me ndihmën e një traktori
shokët morën trupat e dëshmorëve.
Ngjitemi rrugës dhe në një vend
shoh dy pellgje gjaku të njomë që edhe
këta si shumë shokë të tjerë UJITËN
rrënjet e luleve në këtë pranverë.
Siç tregojnë shokët këta
trima u ndeshën me armiqë ballë për
ballë në një pozicion të palakmueshëm
pasi që armiqtë ishin mirë të pozicionuar
dhe kishin organizuar pritë të mirë,
duke i lënë të hynë luftëtarët
tanë thellë në pozicionet e tyre.
Qëndresa e djemve tanë që me veprën
e tyre thyen mitet duke kthyer veten në legjendë,
dhe me veprën e tyre na dhanë mësim
se si duhet rënë për të mos
vdekur kurrë. Plumbat përnjëherë kishin
goditur të dy trimat për vdekje duke
e plagosur rëndë Luanin, që të tre
nga fshati Gllogjan i Deçanit. Armët
u shndërisnin në rrezet e diellit.
Edhe të vdekur u kishin hije. Edhe të rënë dukej
sikur këndonin, se u kishte hije edhe lufta,
edhe kënga. Edhe të vdekur ishin të hishëm.
Ata ishin nga radhët elite të UÇK-së në Dukagjin.
Po afrohej mbrëmja. Në Dushkajë u
hapen dy varre të reja. Gllogjanit ju ndanë edhe
tre trima nga lufta. Dukagjinit ju munguan edhe
3 shokë rrugës drejt lirisë. Kosova
humbi edhe tre kreh pushke. Trupin e tyre të njomë e
mbuloi dheu i Kosovës që aq shumë e
deshën, që aqë shumë e mbrojten
që aqë shumë e kënduan. Dielli
u fsheh pas bjeshkëve e një shi i imet
lagu dheun e ri që i mbuloi trupat e trimave,
e dikush nga ushtarët tha: "e shihni
Shkelzenin çdo herë i këndoi
këtij dielli e sot ai qan për të".
Ngadal zbresim maleve e në kokë më sillet
kënga "Diell e hënë shndërit
Atdheun". Luani mbahej i fortë edhe
pse me plagë të rënda në trup,
e nisim atë drejtë një vendi ku
do të te trajtohet më mirë. Plagët
në trup, dhe rruga e vështirë e
ndau nga shokët edhe këtë djalosh
20 vjeçar. Jeta as lufta nuk i ndau asnjëherë nga
njëri tjetri. Edhe vdekjen për Atdhe
e bënë së bashku, Luani u mbeti
besnik deri në vdekje idealeve të lirisë,
dhe të afërmve të tij, djemve
të axhës, Fatmir dhe Naim Nimanajt.
Nata ishte e gjatë për të kaluar
deri në agim, Mungonte trupi i Hasimit nxjerrjen
e sakrifikuan shokët e idealit dhe të luftës.
Trupi i djaloshit të ri u gjet në kodër
të Zhabelit. Prapa la dy vajza të vogla
që aqë shumë i deshi (në xhepin
e majtë të uniformës së tij
të zezë që ishte ngjyrosur me
gjakun e tij të kuq mbante fotografitë e
gocave të tij të dashura), larg syve
të shtëpisë duke vdekur pa i parë.
Varreve të shokëve ju shtua edhe një varr
i ri. Me nderime të mëdha u ndamë nga
shokët tanë të dashur me betimin
se rrugën e tyre do ta vazhdojmë deri
në fitore. Vdekja e tyre është shembull
për ne se si duhet dhe si vdiset për
atdhe. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës
o trimat e Lirisë!
Ibrahim Selmanaj,
20.05.1999, Dukagjin, Jabllanicë