links
KeL - Kosova e lirë www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com

Radio Dukagjini






"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Aktuale

Grekët po krijojnë një çështje virtuale në jug të Shqipërisë, për t’iu shmangur “Çamërisë”

Prishtinë, 29 shkurt 2004 (KeL/Shekulli) - “Cili është mendimi juaj për vizitat e shumëdiskutuara të greko-amerikanit Nikolas Geixh në Shqipëri?, - ishte një nga pyetjet që i drejtuam z.Vulaj. Përgjigja e drejtuesit të Këshillit Shqiptaro-Amerikan ishte: “Ajo që po përpiqet të bëjë zoti Geixh për ne është shumë e qartë. Geixh ka qenë një element destabilizues për disa kohë duke përcjellë një propagandë të egër në SHBA për realitetin shqiptar dhe për trajtimin e minoritarëve këtu, në një kohë që Shqipëria është shembull i tolerancës ndëretnike, ndërfetare, gjinore, etj. Duke pasur parasysh se Greqia sot ose nesër duhet të japë përgjigje për çështjen e Çamërisë që është ende e hapur dhe pa zgjidhje, ne mendojmë se është duke u përpjekur të bëjë një kundërpeshim në Jug të Shqipërisë. Por kur kjo çështje është e definuar, domethënë çështje historike me fakte, e pakontestueshme, zoti Geixh po përpiqet të krijojë një çështje iluzionare dhe virtuale në Jug të Shqipërisë. Dhe në këtë aspekt fatkeqësisht ne mendojmë se shteti shqiptar nuk ka bërë mjaft për të drejtuar as çështjen e Çamërisë, as këtë fenomen që po ndihet në Jug të vendit. Nuk jemi shumë të familjarizuar se ç’po bëhet me çështjen e Çamërisë në Parlament, por ne mendojmë se çdofarë iniciative duhet të mbështetet dhe duhet të zgjerohet që të reflektojë realitetin. Është e rëndësishme që shteti shqiptar të parashikojë të gjitha gjërat dhe të marrë masat. Shteti duhet ta vëzhgojë jo në mënyrë klandestine, por duhet të sigurojë interesat kombëtare, kundër çdofarë force që mund të rrezikojë këto interesa. Duke pasur parasysh se ai ka çuar raporte në institucionet e Shteteve të Bashkuara që këtu minoritarëve grekë po u digjen shtëpitë, po pësojnë dhunë sistematike dhe abuzime të të drejtave të tjera, edhe që pothuasje gjysma e Shqipërisë janë minoritarë grekë, këto gjëra duke pasur parasysh që nuk e
pasqyrojnë realitetin, është e qartë që ai nuk mund të jetë një partner. Është e qartë se Shqipëria i ka kushtet për minoritarët dhe të tjerët edhe shumë më mirë se Greqia. Në Greqi shumë minoritarëve, jo vetëm atyre shqiptarë, iu mohohen shumë të drejta, në mënyrë sistematike dhe të paramenduar nga pushteti. Është një dallim shumë i thellë dhe duke pasur këto gjëra parasysh jemi të detyruar të reagojmë për gjëra që në fakt e kanë të tjerët për detyrë të reagojnë”. Brikena Demirasi

Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm:
Emri dhe Mbiemri:
E-Mail:
Komenti juaj:  
 

 

KeL - Kosova e lirë - www.kosovaelire.com
KeL - Kosova e lirë